Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Pas lajmeve të ndarjes, reagon Armina Mevlani

Mjaftoi një foto e publikuar në Instastory nga Armina Mevlani dhe menjëherë në media qarkulloi një lajm ku thuhej se blogerja e njohur dhe Shkëlzen Berisha i dhënë fund marrëdhënies së tyre.
“Unë. E vështirë për t’u gjetur. E vështirë për t’u harruar”, shkruhej në foton e Arminës.

Por duket se këto lajme nuk i kanë pëlqyer aspak çiftit dhe kanë reaguar menjëherë në rrjetet e tyre sociale.
Ata kanë publikuar në Instagram foto ku shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Për “dashamirësit”,- shkruan me ironi Shkëlzeni krahas fotos. Në tetor të vitit që lamë pas Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u fejuan në një ceremoni private, e cila u përfol shumë gjatë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.