Humbën gjatë ngjitjes në Alpe, gjenden 2 turistet e huaja

Kliko per me shume info

Ditën e djeshme është raportuar se dy turiste njëra gjermane dhe tjetra polake ishin zhdukur në rajonin malor të Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).

Raportohet se sipas informacioneve dy turistet e huaja janë gjetur.

Kliko per me shume info

Raif Gjikolli, Kryetari i Shoqatës Bjeshkatare të Gjervicës, Pejë ka deklaruar se pas kërkimit të bërë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim më autoritetet malazeze, është bërë i mundur zbulimi i vendndodhjes së turisteve. Ato kanë ngjitur majën e Jerzercës dha tani mësohet se janë duke zbritur rrugën në Vuthaj.

Mediat kosovare raportuan më herët se vajzat kanë hyrë për në Mal të Zi nëpërmjet Vërmoshit.

Policia ishte vënë në kërkim të tyre, por duke ditur terrenin e vështirë të Alpeve Shqiptare, gjetja e tyre ishte mjaft e vështirë.

Dy vajzat qëndruan për disa ditë në Shqipëri dhe mesa duket udhëtimi nuk ka shkuar ashtu siç e prisnin./faxweb

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here