Parkim i gabuar/ Në 72 orët e fundit policia ka vendosur 1,350 gjoba

Aktualitet

Përveç patrullimeve të shtuara nga policia për evidentimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente rrugorët e kryeqytetit, tre ditët e fundit kanë shtuar ndjeshëm prezencën dhe fokusin e patrullave, për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara në kryeqytet.

Sipas policisë, në vetëm 72 orët e fundit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 1,350 mjete të ndryshme, për pushim dhe qëndrim të gabuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjetet e parkuara gabim janë gjetur më së shumti mbi trotuare, në vendet e rezervuar, në vendkalime këmbësorësh, në rresht të dytë etj.

ME TE LEXUARAT