Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Mitsubish-i” del nga rruga në Vlorë, humb jetën 60-vjeçari

0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë

Mësohet se ngjarja është shënuar në vendit e quajtur “Shkalla Mavrovë”  ku automjeti tip “Mitsubish” ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka marrë plagë të rënda 60-vjeçari Z. L., pasagjerë në mjetin tip Mitsubishi, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Informacion paraprak
Rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë” automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

60 vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës por ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.