E kërkojnë disa klube, Real Madrid vendos për fatin e Gareth Bale

Sport

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar se uellsiani Gareth Bale do të mbetet në ‘klubin mbretëror’.

E ardhmja e sulmuesit të spikatur ishte njëra nga temat me të cilin gjatë verës ishin marrë mediat botërore, pasi ai ishte në rrugë që të vazhdojë karrierën në Superligën e Kinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje, edhe Zidane kishte deklaruar se klubi planifikon që të shesë Bale në afatin kalimtar, por deri te kjo nuk erdhi dhe uellsiani në ndeshjen e parë të këtij sezoni në La Liga ishte pjesë e formacionit të parë.

“Bale mbetet në Real. Të gjithë në ekip janë pozitivë dhe ai është pjesë e ekipit. Kam planifikuar që ai të fillojë takimin kundër Celta, pavarësisht lëndimit të Eden Hazard. Tash më e rëndësishme është që të koncentrohemi në sezonin, i cili ka filluar”, tha Zidane pas fitores kundër Celta (3:1).

Bale në këtë ndeshje luajti 75 minuta dhe ishte asistent i golit të parë të madrilenëve në minutën 12 nga Karim Benzema.

ME TE LEXUARAT