Durrës/ Vrarë e hedhur në det, gjendet i mbështjellë me letër natriban trupi i pajetë

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë është mësuar ditën e sotme ku një trup I pajetë është gjetur i mbështjellë me letër natribannë një largësi prej 6 miljesh nga bregdetiu i Durrësit.

Trupi është zbuluar nga një anije peshkatarësh dhe ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë nga raportimet paraprake mësohet se ai është hedhur në det pasi është vrarë.

Kliko per me shume info

Trupi është gjetur mëngjesin e ditës së sotme nga anija e peshkimit, “Emiliani” ku ekuipazhi me konstatimin e kufomës, ka lajmëruar me radio policinë. Ishte më tej Policia kufitare që e ka transportuar në portin detar e më tej është dërguar në morg.

Kufoma sipas burimeve është e dekompozuar, ç’ka e ka vështirësuar zbulimin e identitetit të tij. Ajo është përcjellë drejt morgut të Spitalit të Durrësit nga ku do ti nënshtrohet edhe akt-ekspertizës që do të mund të hedh dritë mbi ngjarjen e rëndë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here