“U dha më shumë ushqim se porosia”, zbardhet gjithçka, ja pse u rrahën turistët spanjollë

Aktualitet

Pronari i lokal Panorama Mihal Kokëdhima rreth 50 vjeç është personi i cili ka dhunuar një grup turistësh spanjollë. Ngjarja ndodhi prane një lokali në afërsi të Porto Palermos.

Personi ne fjalë është arrestuar dhe sipas policisë së Himarës konflikti ka lindur për shkaqe banale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se klientët i kanë kërkuar menu për 5 persona, ndërsa ai i ka servirur më shumë ushqim se porosia.

Si rezultat turistet kanë refuzuar pagesën e pjesës shtesë, e cila nuk ishte pjesë e porosisë. Kjo ka çuar në tensionim të situatës, siç duket dhe nga pamjet.

https://www.facebook.com/lajmifundit.al/videos/357916291825547/

ME TE LEXUARAT