Thirrja e Bardh Spahisë: Të bëhemi të gjithë bashkë për Shkodrën

Kliko per me shume info

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia me anë të një shkrimi në “Facebook” u bën thirrje socialistëve, antidemokratëve dhe të gjithë qytetarëve që të bëhen bashkë për Shkodrën.

Spahia thekson se socialistë e demokratë duhet të jenë sot kundër krimit në politikë, kundër krimit për të marrë Shkodrën dhe pro një qyteti që e do traditën dhe kulturën.

Kliko per me shume info

Postimi i Bardh Spahisë:

TE BEHEMI BASHKE PER SHKODREN

Thirrja ime qytetare u drejtohet së pari ju socialistëve, antidemokratë, apo quajeni veten si të dëshironi.

Mos u bëni palë me krimin kundër qytetit tonë të përbashkët!

Mos u bëni palë me të keqen kundër të tashmes e të ardhmes tonë e të fëmijëve tanë!

Mos u bëni mbështetje për kë është marrosur, e nuk di c’bën!

Unë njoh shumë nga socialistët apo “antidemokratët” e ndershëm të qytetit tonë të përbashkët. Të gjithë ne i kemi shpesh komshij, në lagjet e rrugicat tona, e gjithmonë mbaj mend, se njëlloj reagonim bashkë kundër hajdutëve, krimit e kriminelëve, kundër të keqes në cdo formë të saj, sa herë ka tentuar të prekë “shtëpitë” tona.

E pra ky qytet dhe ky vend është yni, i njerëzve të ndershëm e punëtorë, me bindje pro njërit apo kundër tjetrit, por s’mund t’ia lemë në dorë krimit, as të qytetit tonë, e as atyre, që përmes krimit, në qytetin tonë e në mbarë Shqipërinë, duan me cdo kusht, të zgjasin pushtetin e të shtojnë pasurinë e tyre.

Prandaj, të dashur bashkëqytetarë, të qytetit tonë të mrekullueshëm, le të bëhemi bashkë, për t’i dalë zot vendit ku jemi rritur, e ku kemi kujtimet më të bukura! Le të bëhemi të gjithë bashkë kundër të keqes, që sot s’ka më asnjë ngjyrë politike. Nuk është më as rozë, as mavi, por thjesht e zezë, që i vërtitet vendit tonë për t’i marrë frymën, për t’i thithur gjakun, e cdo të mirë e burim jetësor. Sot nuk bëhet më fjalë për politikë, për shkëmbim a përplasje idesh. Sot është dita e koha, t’i dalim zot qytetit dhe vendit tonë, e të mos ia lemë të ardhmen e fëmijëve tanë, në dorë të krimit. Socialistët e ndershëm nuk kanë lidhje me krimin dhe nuk duhet të pranojnë të bëhen fasada e tij. Duhet të ulërasin me forcë për dinjitetin e nëpërkëmbur, e të mos pranojnë t’u mbyllet goja nga përfaqesuesit politikë të krimit. Krimi është minorancë shumë e vogël. Ata janë pak, shumë pak. Bashkëqytetarët tanë e thanë fjalën e tyre, duke u distancuar, e duke e braktisur modelin e krimit, në më pak se 5% edhe pse të kërcënuar e të detyruar, respektoni vullnetin e tyre, nëse doni të keni vlerësimin e tyre. Kush nuk e kupton këtë raport bazik, vec sa e thellon hendekun, me një shoqëri e një qytet të tërë.

Ne qytetarët e Shkodrës së traditës, demokracisë e qendresës, artit dhe kulturës jemi shumë më shumë, e qytetin tonë, nuk do ia leshojmë kurrë krimit dhe përfaqësuesve politikë të tij! Eshtë një sprovë ku secili duhet të reflektojë mbi pozicionin e vet! Koha për të zgjedhur pozicionimin mes të drejtës a të keqes është tani! Nesër do jetë vonë!

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here