Tetë të vdekur nga zjarri në një hotel në Ukrainë

Bota

Tetë persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa.

“Tetë persona kanë vdekur nga zjarri dhe dhjetë të tjerë janë shpëtuar”, tha shërbimi për emergjenca.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zjarri shpërtheu pak pas mesnatës së 17 gushtit, njoftuan autoritetet.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe shërbimi për emergjenca nuk ka treguar se sa persona gjendeshin në hotel në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Hoteli ku ndodhi zjarri, Tokyo Star, ka 273 dhoma. Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti.

ME TE LEXUARAT