Rama: Administrata e njëjtë në çdo Bashki! Largohen vetem të “pagdhendurit” politik

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama tha se asnjë punonjës i administratës nuk do të pushohet nga puna.

Rama thekson se administrata është e njëjtë në të gjitha Bashkitë, përjashtuar ata të cilët i quan “të pagdhendur” politik, që janë dorëhequr.

Kliko per me shume info

Rama ka publikuar disa foto nga pastrimi i disa bashkive të cilët më herët kanë qenë në drejtimin e së djathtës, ku nuk i ka kursyer akuzat për ish-kryebashkiakët, “turistë” siç ai i quan,  sipas së cilit nuk ishin në funksion të qytetarëve.

Për shefin e kabinetit qeveritar, 30 qershori, nuk ishte thjesht një datë zgjedhjesh ku qytetarët votuan për  partinë e drejtuar nga ai, por për të drejtën, teksa zotohet se do të bëjë çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht. Pastrimi i qytetit ka qenë një nga detyrat e parë të çdo bashkie, tashmë të gjitha të drejtuar nga kryebashkiak socialist.

“Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë – Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve. E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka”, shkruan Rama.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here