Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, vriten vëlla e motër

Aktualitet
Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, vriten vëlla

Dy persona janë vrarë mbrëmjen e sotme në Kodër Rrëshen të Mirditës. Burimeve bëjnë të ditur se viktimat janë motër dhe vëlla.

Ende nuk dihet identiteti dhe se si ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes.

Ish burri vrau gruan dhe ish-kunatin, autori i liruar nga burgu:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarje e rëndë në Rrëshen, ku janë vrarë me armë motër e vëlla. Policia bën me dije se pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri V.F dhe motra e tij E.F.

Ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen të Bashkisë Mirditë. Dyshohet se dy viktimat janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Fatmir Koleci nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjeherë nga vendngjarja.

Autori Fatmir Koleci, ishte ndarë nga bashkëshortja dhe i liruar nga burgu rreth 1 vit më parë por me pas ishte denoncuar për dhune ndaj saj.

Mësohet se zona ku ndodhi ngjarja është e rrethuar nga forca të shumta policie dhe RENEA.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.

Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

ME TE LEXUARAT