Meta i uron ditëlindjen ish-presidentit Meidani: Personalitet i jashtëzakonshëm

Kliko per me shume info

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka uruar 75-vjetorin e lindjes ish-presidentit Rexhep Meidani për të cilën shprehet me një konsideratë të veçantë.

Meta shkruan: “Ishte kënaqësi t’i uroja sot 75-vjetorin e lindjes Prof. Rexhep Meidanit, ish-President i Republikës në vitet 1997-2002, një personalitet i jashtëzakonshëm, jo vetëm i shkencës, por edhe i jetës publike në vend, i cili ka ofruar gjithmonë kontribute pozitive me shumë përgjegjshmëri dhe modesti.Në veçanti do të theksoja sot kontributet e tij si President që vendi të kishte një Kushtetutë demokratike si ajo që votua në Referendum në vitin 98, që ndihmoi në demokratizimin e vendit për një dekadë, si dhe angazhimin e tij të veçantë si President gjatë krizës së Kosovës dhe më pas për afirmimin e saj.

Kliko per me shume info

Prof. Meidani për mua ka qenë gjithmonë një shembull i respektimit të institucioneve dhe parimeve demokratike, i mbrojtjes së interesit kombëtar dhe publik.

Ndaj edhe njëherë po ndaj edhe me ju urimet e mia më të mira për Prof. Meidanin dhe familjen e tij në këtë ditë të gëzueshme.”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here