ISHP raport për ngjarjen tragjike: Skela që vrau dy punëtorët u rrëzua si “valë deti”

Kliko per me shume info

Inspektoriati Shtetëror I Punës ka reaguar me një raport të gjatë në lidhje me ngjarjen tragjike ku dy punëtorë humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën si pasojë e rënies së skelës në pjesën e jashtme të pallatit në rrugën “Faik Konica” në Tiranë.
INSPEKTORATI SHTETEROR I PUNES DHE SHERBIMEVE SHOQERORE INFORMON MBI NGJARJEN PER AKSIDENTIN NE PUNE.

👉 Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15 të ditës datë 16.08.2019 në Rrugën Faik Konica, në një pallat të ndërtuar kohë më parë ku po kryheshin punime për veshjen e tij me sistemin kapotë. Ky është investim i përbashkët Komunitet Bashki. Subjekti që kishte ngritur skelën është subjekti “SKELA SYLA” me NIPT K81401024O me administrator Petrit Syla.
Sipas informacioneve paraprake në punë kanë qenë gjatë çmontimit të skelës 4 punëmarrës.

Kliko per me shume info

1- Behar Sadrija dërguar në spital me urgjencë
2- Eugidius Lika dërguar në spital me urgjencë
3- Altin Marku dërguar në spital me urgjencë
4- Orjan Kodra punëmarresi që ka ndërruar jetë
Të gjithë punamrrësit rezultojnë të deklaruar në listëpagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
📍Nga hetimet paraprake dhe informacioni i marrë pranë vendit të ngjarjes, punëmarrësit kanë qenë duke çmontuar skelën në krahun nga mbrapa pallatit me orientim Jug-Lindje. Gjatë çmontimit të saj ka lëvizur skela në formën e (valës së detit) dhe më pas është shembur, duke sjellë si pasojë plagosjen e 3 punëmarrësve dhe 1 punëmarrësi me pasojë vdekjen.

Ky subjekt është inspektuar 13 herë nga Inspektoriati i Punës ku 7 herë është kontrolluar gjatë periudhës 2018-2019. Në vendimet e inspektimit janë lënë detyra në lidhje me respektimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke qenë se subjekti është me rsik të lartë.
Subjekti që po kryente punimet për veshjen e pallatit me sistemin kapotë është subjekti Person Fizik Xhimi Tarushi me NIPT L077026020Q me adresë Elbasan Prrenjas Lagjja nr 1, Rruga Blerimi, 50 m, Pranë Bashkisë.
Sipas informacioneve të marra në vendin e ngjarjes rezulton dhe një punëmarrës i këtij subjekti i cili është aksidentuar me pasojë vdekjen.
Administratori i këtij subjekti është ndaluar nga policia dhe shoqëruar në Rajonin Nr. 1. Nuk kemi të dhëna për emrin e punëmarrësit të aksidentuar. Në sistem nuk ka histori inspektimesh. Ky subjekt nuk ka deklaruar adresën e ushtrimit të akivitetit në vendin ku po kryeheshin punimet.
Për të dhëna të tjera do të bashkpunohet me polcinë e cila ka sekuestruar të gjitha materialet në ngarkim të tyre.
Për informacion më të plotë do t’iu informojmë në vazhdim.
#sigurianepune #sigurianekantier

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here