Gjermania kërkon 472 mijë punëtorë, ja profilet më të kërkuara

Kliko per me shume info

Media gjermane “RTL.de” bën me dije se ekzistojnë afro 472 mijë vende të lira pune në Gjermani.

Vendet e lira të punës janë në sektorë të ndryshëm.

Kliko per me shume info

Më saktësisht kërkohen afro 63 mijë në sektorin e prodhimtarisë, e pasuar nga profilet e ndryshme të shëndetësisë me 61 mijë vende të lira pune.

Mjeshtrit e ujit, të ngrohjes dhe pajisjeve për ajrin e kondicionuar janë zanatet më të kërkuara në Gjermani, thuhet në analizën e Agjencisë Federale gjermane për Punësim.

Ndërkaq bavarezët thonë se mungesa e fuqisë punëtore është vërejtur shumë gjatë kësaj vere, pasi mungonin shoferë të shumtë të kamionëve, autobusëve dhe makinerive tjera të rënda.

Gjithashtu mungesë e madhe vërehet tek infermierët dhe mjekët.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here