Blerjet në stola, Reali "i vjetër" nis sezonin me fitore

Sport

Pas paraqitjesh aspak bindëse gjatë miqësoreve të verës, Reali i Madridit ka ndryshuar fytyrë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të kampionatit spanjoll, teksa ia ka dalë të triumfojë me rezultatin 1-3 në transfertën e vështirë përballë Celta Vigos.

Karim Benzema shënoi golin e parë sezonal për madrilenët në minutën e 12’ të sfidës, pas një asisti të marrë nga Gareth Bale, me uellsianin që ishte në krye të listës së të padëshiruarve, por sot e nisi si titullar dhe nuk zhgënjeu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në minutën e 56’ gjërat u komplikuan për skuadrën e Zidane, pasi kroati Luka Modriç u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit me VAR të një ndërhyrjeje të rëndë ndaj kundërshtarit në krah, por vetëm 5 minuta më vonë ishte Toni Kroos që gjeti golin e dytë, pas një asisti të Marcelos.

Në minutën e 80’ Reali gjeti edhe golin e tretë me anë të Lucas Vasquez, që shënoi pas një asisti të francezit Benzema, ndërsa goli i Losada për vendasit në minutat shtesë, shërbeu vetëm për sodisfaksion personal të futbollistit.

Reali i Madridit e nis kështu më këmbën e mbarë sezonin e ri, duke marrë 3 pikë të plota, ndonëse në formacion nuk ishte asnjë nga blerjet e shumta të merkatos verore, teksa vetëm serbi Joviç u aktivizua në minutat e fundit të takimit.

ME TE LEXUARAT