Për të marrë çmim: paketoi një shtëpi me rroba në një çantë të vetme

Bota

Një grua po vlerësohet për aftësitë e saj të paketimit perfekt, pasi vendosi nëntë palë këpucë dhe 50 veshje në një çantë.

Elizabeth Childs, 19 vjeç, ishte duke paketuar rrobat e saj për t'u kthyer në Universitetin Shtetëror Winston-Salem, në Karolinën Veriore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Studentja e biznesit ka hedhur fotografi të aftësive të saj të mrekullueshme të paketimit, e cila tani ka marrë mbi 54,000 pëlqime.

Elizabeth, nga Tacoma, Uashington, tha: 'Sinqerisht më duhet të them se sekreti im për paketimin e gjithçkaje ishte vetë në çantë. Ka një ndarje të poshtme të cilën e përdor për të futur këpucët, pastaj rrotulloj rrobat e mia në vend që t'i palos ajo që kam zbuluar tani është një teknikë ushtarake".

Megjithë çantën e vogël dhe inventarin e saj të madh me rroba, Elizabeth pretendon se ajo kaloi vetëm 15-30 minuta për të paketuar gjërat e saj.

Dy fotografitë, të cilat tregojnë artikujt e Elizabeth të shpërndara në dysheme dhe më pas të paketuara në çantën e saj, kanë marrë shumë vëmendje nga përdoruesit në internet.

ME TE LEXUARAT