Nuk pranoi ta qeraste, McGregor qëllon një burrë

Kliko per me shume info

Ish-sportisti i UFC, Conor McGregor, është përfshirë në një incident në një bar irlandez.

Sherri ka ndodhur më 16 prill në Dublin, por video është publikuar së fundmi.

Kliko per me shume info

Conor hyri në lokal dhe qerasi me birrë gjithë të pranishmit.

Por, një prej të pranishmëve, ka refuzuar të pijë birrën e Conorit.

Ndaj Conor, pasi piu një gotë, e gjuan papritur me grusht në fytyrë të moshuarin që refuzoi pijen. Mund të mos ketë qenë vetë refuzimi i pijes shkak për grushtin e McGregor, ndoshta ai mund edhe ta ketë ofenduar. Ende nuk bëhet me dije se cila ka qenë dinamika e plotë dhe e vërtetë e ngjarjes.

Dy persona e kapën menjëherë McGregor dhe e nxorën atë nga bari. Duhet thënë se Conor jo pak herë është bërë objekt sherri, jashtë ringut.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here