Vasili i kthehet ambasadorit: Ne të mbajmë ‘perlën’ e të na mbyllin derën e BE?!

Kliko per me shume info

Nga Petrit Vasili.

Reforma në drejtësi u kap, u zhbë dhe degradoi, ndaj emrin e ka Dështim dhe jo, Perlë. Ambasadori Soreca thotë për Euronews: “Reforma në Drejtësi është ndoshta “perla e Shqipërisë”, jashtë rajonit apo në botë.”

Kliko per me shume info

Reforma që shohin të gjithë shqiptarët është shndërruar në një kapje dhe dështim, që s’ka nevojë për ndonjë shkollë të madhe për t’u kuptuar edhe nga shqiptari më i fundit.

Nuk është perlë, drejtësia që në Gjykatën e Durrësit jep dy vendime për bashkinë se e urdhëron Edi Rama duke u bërë turpi i botës.

Nuk është perlë, Prokuroria që mbyll dosjet skandaloze, që janë të hapura nga mediat më të mëdha të botës.

Nuk është perlë, drejtësia që në KLGJ dhe KLP mbushet me anëtarë të tyre pa asnjë integritet, falsifikatorë, evazorë dhe spiunë të Sigurimit.

Nuk është perlë, drejtësia që nuk vepron ndaj KQZ, që refuzon dekretet e Presidentit për zgjedhjet.

Nuk është perlë, drejtësia që nuk heton e dënon hajdutët e qeverisë tek Unaza e Re, Teatri, koncesionet etj etj, por dënon qytetarët e grabitur nga qeveria.

Kjo lloj perle po bën të lulëzojë krimi, droga, korrupsioni dhe paratë e pista dhe po e le Shqipërinë jashtë BE.

Ndaj i dashur ambasador Soreca, shihe me kurajo dhe në sy dështimin e Drejtësisë, ashtu si bëjnë mbi 83% e shqiptarëve që nuk besojnë më tek ajo.

Po ta shohësh kështu si shqiptarët, edhe reformën mund ta kthejmë te 21-22 korriku i 2016 kur u miratua, por edhe Europës mund t’i afrohemi sado pak.

Ndryshe, i dashur ambasador, na bie që ne të mbajmë “perlën” dhe derën e Europës ta kemi të mbyllur përgjithmonë përpara fytyre, por unë dua të besoj që ju nuk jeni dhe nuk paguheni këtu për këtë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here