Rrezikoi mbytjen, shpëtohet jahti me 7 turistë italianë në Durrës

Aktualitet

Moti i keq që përfshiu Durrësin pasditen e së mërkurës krijoi probleme edhe për mjetet lundruese.

Jahti me vela, S/Y Cayman, me flamur italian, i cili ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci, i ka kërkuar ndihmë Kapitenerisë së Portit Durrës pasi kishte pësuar defekt në det 5 milje nga porti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kapiteneria nisi në drejtim të jahtit mjetin rimorkiues “Joni”, i cili e rimorkioi deri në Portin e Durrësit. 7 personat në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore./a2cnn

ME TE LEXUARAT