Pas të nxehtit ekstrem vjen shiu, stuhi breshëri në Tiranë

Aktualitet

Tirana dhe periferitë e saj janë përfshirë nga stuhi shiu dhe breshëri pasditen e sotme si pasoje e nje ndryshimi te motit ne menyre te menjehershme.

Moti ka ndryshuar krejtësisht brenda një periudhe të shkurtër duke u shoqëruar me ulje të temperaturave dhe erë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Stuhia me shi e breshër ka vijuar për pak minuta duke e shndërruar pasditen e gushtit të ngjashme me një ditë të vërtetë dimri.

Sinoptikanët kishin paralajmëruar se në mesjavë do të kishte ndryshim të motit me rënie temperaturash dhe me shi, ashtu siç edhe ndodhi.

ME TE LEXUARAT