Marshimi kundër Pjetrit në Shkodër, ish-deputeti: Kjo është mënyra e vetme

Kliko per me shume info

Pas denoncimeve me fakte bindëse të bëra nga Partia Demokratike, se Vladrin Pjetri, ishte i implikuar në aktivitete kriminale, në të shkuarën e tij, kanë ardhur edhe reagime nga ana e qytetarëve ku prej rreth një ore kanë nisur marshimin përpara prefekturës dhe që më pas janë zhvendosur në qendër të qytetit verior.

Në protestë ka marrë pjesë edhe ish deputeti demokrat, Bardh Spahia I cili tha se mbajtja pranë e krimit dhe e kriminelëve është modeli qeverisës I Edi Ramës.

Kliko per me shume info

“Përgëzoi qytetarët shkodranë për shprehjen e pakënaqësisë përmes kësaj protestë ndaj krimit të organizuar në krye të institucioneve shtetërore dhe lokale. Rama ka gjetur suport nga krimi i organizuar dhe natyrisht ka vijuar me shpërblimin e tij. Krimi rreth tij është një fenomen i njohur që praktikon Edi Rama dhe natyrisht mënyra e vetme është protesta dhe padakortësia me këtë lloj modeli”, tha Spahiu.

Në këto momente, në Shkodër qytetetarët ndodhen në një tubim paqësor kundër Valdrin Pjetrit kryebashkiakut të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit por që ende nuk është mandatuar..

Ky reagim vjen pas debatit të madh politik të hapur në vend lidhur me të shkuarën e kryebashkiakut të zgjedhur port ë pamandatuar lidhur me të shkuarën e tij kriminale.

Protesta ka nisur rreth një orë më parë dhe qytetarët me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë sapo janë shpërndarë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here