Vrasja në Fier, zbulohet telefonata e fundit e të riut Florian Selimi

Aktualitet

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit, Florian Selimit, i cili u ekzekutua me thikë mëngjesin e djeshëm në Fier.

Burime nga policia thanë se i riu kishte ndaluar anash rrugës për të riparuar një defekt për makinën e tij

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë këtij momenti Selimi ka kërkuar ndihmën e të atit, duke e telefonuar.

Ende nuk dihet sesi ka nisur konflikti midis të rinjve që përfundoi me vrasje, por raportohet ato janë konfrontuar fizikisht me viktimën.

Policia arrestoi mëngjesin e sotëm ka ndaluar dy autorët e dyshuar për ngjarjen: S. S., 26 vjeç, dhe K. M., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj.

‘Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F. S., 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë’, njofton policia.

Kujtojmë se trupi i të riut u gjet nga banorët e Sulajt mëngjesin e djeshëm në një kanal, i vrarë me thikë.

Pranë trupit të të riut u gjet dhe makina e tij, me një gomë të hequr dhe kafano të hapur, ndërsa ende nuk dihet dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë, citon faxweb

ME TE LEXUARAT