U qëllua në mes të Rrëshenit, tri pistat e hetimit për vrasjen e Armando Gjinit

Aktualitet

Hetuesit kanë përcaktuar tre pistat e para për atentatin ndaj Armando Gjinit të hënën në qendër të qytetit të Rrëshenit. Burime për ABC News treguan se familja e Gjinit është e përfshirë në një gjakmarrje në të kaluarën.

Kjo është dhe pista e parë për policinë, por nuk përjashtohet ajo e borxheve si dhe e kaluara e tij në Belgjikë. Policia ka shoqëruar disa persona të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë. Armando Gjini i njohur si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit, u ekzekutua në qendër të qytetit të Rreshenit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai po lëvizte me makinë bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshorten e tij, kur dy persona kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur. 48-vjeçari kishte dy identitete, Armando Gjini dhe Tonin Gjini.

Një orë me pas në fshatin Gziq të Mirditës u gjet një makine fuoristradë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit. Tre muaj më parë viktimës i kishin vendosur tritol në makinë, e cila shpërtheu pasi ai ishte larguar për të dërguar fëmijët në shkollë.

Armando Gjini u arrestua më 12 Maj 2018 si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani. Në kuadër të operacionit ‘Precizioni’, Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë dhe u sekuestruan 8 ton drogë. Por 4 ditë pas arrestimit, Gjini u lirua nga burgu.

ME TE LEXUARAT