Stivi Frashëri është zyrtarisht lojtar i Teutës

Sport

Stivi Frashëri është zyrtarisht pjesë e Teutës.

Pasi i dha fund aventurës 2-vjeçare me Kukësin, gardiani korçar ka firmosur me “djemtë e detit”, teksa do të zëvendësojë Isli Hidin e larguar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Frashëri vjen si një përforcim me shumë vlera për skuadrën durrsake me të cilën është bashkuar gjatë ditës së sotme në Korçë.

Gjatë karrierës së tij, 28 vjeçari ka veshur fanellat e Aris Thessaloniki, Bylisit, Tiranës dhe Flamurtarit.

Prej dy vitesh, Frashëri ishte pjesë e Kukësit me të cilët fitoi Kupën e Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT