Kujdes! Këshilla për mbrojtjen e lëkurës dhe nxirjen në plazh

Soft

Ekspozimi në diell na ndihmon që në lëkurën tonë të bëhet sintetizimi i vitaminës D, mjaft e rëndësishme për shëndetin e sistemit tonë skeletor, gjithashtu ekspozimi në diell ndihmon dhe përmirëson disa sëmundje të lëkurës siç është psoriasis, dermatitiatopik (ndryshe rrjebulla), ekzemat e ndryshme, dermatitiseborrheic.

Mirëpo koha e qëndrimit në diell dhe orari i ekspozimit duhen diskutuar gjithmonë me një mjek dermatolog sepse dihet që ekspozimi në pikun e diellit midis orës 10:00-17:00 është i dëmshëm për lëkurën. Gjithashtu ka edhe sëmundje të lëkurës të cilat acarohen mjaft nga ekspozimin në diell, siç janë rosacea, lupus erythematozdiscoid, personat të cilët vuajnë nga skuqjet në lëkurë, këta persona duhet shmangin sa më shumë ekspozimin në diell, në muajt e verës, duhet të përdorin kremra me filtër mbrojtës maksimal ndaj diellit, kapele me strehë të gjerë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme të cilat i mbrojnë nga rrezatimi diellor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekspozimi

Koha apo orari më i përshtatshëm për t’u ekspozuar në diell janë orët e para të mëngjesit deri në orën 10:00 paradite dhe orët e pasdites pas orës 17:00 pasdite kjo për stinën e verës, orari midis orës 10:00 dhe 17:00 është i dëmshëm. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ne të mbyllemi brenda në këtë orar sidomos në plazh por të marrim masa mbrojtëse, duke qëndruar në hijen e çadrës apo pemëve, duke përdorur kremra mbrojtës për lëkurën tonë me filtër SFP nga 30-50, syze, kapele. Veçanërisht kujdes duhet treguar ndaj fëmijëve që është shumë e vështirë t’i mbash në çadër gjatë kohës së plazhit, pas orës 10:30, nëse është e mundur fëmijët duhet të veshin bluza të bardha T- shirt dhe të mbajnë kapele me strehë. Nëse futen në ujë duhet të aplikojnë kremin solar para dhe pas daljes nga uji.

Dielli

Po ka lidhje midis ekspozimit në diell dhe tumoreve të lëkurës, të tilla si keratosisactinice. Keratozat janë elemente prekancerogjen të lëkurës që krijohen nga ekspozimi i gjatë në diell për vite me radhë, ndryshe quhen edhe elementë të hershëm të karcinomëssquamo qelizore, gjithashtu rrezatimi diellor dëmton direkt ADN-në e qelizave në lëkurë duke qenë edhe një nga shkaktarët e transformimit të nishaneve melanocitare në melanoma, kanceri më i rrezikshëm dhe metastatik i lëkurës.

Nxirja

Gjatë procesit të nxirjes si rezultat i rrezatimit diellor emetohet një sasi energjie që përthithet nga qelizat melanocitare (qelizat që prodhojnë pigmentin melaninë në lëkurë), kjo energji që përthithet nga këto qeliza nis një sërë procesesh fiziologjike që çojnë në prodhimin e melaninës e cila kapet nga qelizat e tjera të lëkurës duke u dhënë ngjyrë më të pigmentuar atyre, këto janë qeliza që migrojnë (lëvizin) nga thellësia e lëkurës deri në sipërfaqen e saj duke kryer ciklin e tyre fiziologjik deri në flakjen e tyre nga organizmi, kjo është edhe arsyeja që ngjyra që marrim në plazh nuk zgjat më shumë se 1-2 muaj gradualisht.

Ushqimet që ruajnë nxirjen e plazhit

Limoni –Një gotë ujë me limon sapo çohemi në mëngjes ka efekt pastrues, ndihmon sistemin tonë tretës dhe pastron mëlçinë nga helmet. Përfitime nga ujë me limon ka edhe lëkura pasi i dhuron shkëlqim.

Patatja e ëmbël –Janë të pasura me betakarroten, vitaminë A dhe C, riparojnë dëmet e lëkurës, po kështu ndihmojnë në neutralizimin e veprimit të radikaleve të lira të cilat dëmtojnë shtresat e lëkurës.

Bajame –Janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, antioksidanti përgjegjës për ngjyrën dhe fleksibilitetin e lëkurës, po kështu mbron nga dëmet që shkaktojnë rrezet ultravioletë.

Ananas –Ananasi stimulon qelizat që prodhojnë kolagjenin-(fibroplastis), ndihmon në trajtimin e akneve dhe probleme të tjera të lëkurës së fytyrës.

Panxhari-Ky perim është një antioksidant i fuqishëm, i cili stimulon riparimin e indeve dhe rinovimin qelizor. Është i mrekullueshëm për të pastruar organizmin nga helmet, ashtu sikurse molla dhe xhenxhefili.

Fiku –Ky frutë përmban kalium, stimulon procesin tretës, teksa farat e tij fuqizojnë eliminimin e helmeve nga organizmi.

Spinaqi –Spinaqi përmban vitaminën A, shumë i rëndësishëm në rinovimin qelizor dhe nivelin e vitaminës C, të domosdoshme për prodhimin e kolagjenit.

Qumështi dhe nënproduktet –Konsumoni sa më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij. Pasi falë përmbajtjes së lartë me aminoacide esenciale stimulojnë sintezën e proteinave dhe kolagjenit, të cilat janë esenciale për ngjyrën e lëkurës tuaj.

ME TE LEXUARAT