Ikën i nxehti? Ja çfarë ndodh me temperaturat nga nesër

Kliko per me shume info

Shqipëria do vijojë të jetë në hartën e të nxehtit të ardhur nga Afrika, por nga e mërkura sinoptikanët parashikojnë zbritje të temperaturave. Dje termometri shënoi shifra rekord, deri në 42 gradë celsius, ndërsa sot temperaturat ranë me 2 gradë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme në veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkutra në këto zona.

Kliko per me shume info

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.
Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë.

Parashikohen në:
vendet malore 20 deri në 33°C
vendet e ulëta 22 deri në 38°C
vendet bregdetare 23 deri në 35°C

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here