Mjeku shqiptar ne France: Kuruam 11 persona te prekur nga koronavirusi

Aktualitet
Mjeku shqiptar ne France: Kuruam 11 persona te prekur nga koronavirusi

Nga 12 të infektuar me koronavirus në Francë, 11 prej tyre janë shëruar. Mjeku shqiptar atje, Erion Dobi, theksoi se që prej 27 Janarit, kur u shfaq edhe rasti i fundit, nuk ka pasur më raste të reja me virusin që mund të sjellë edhe vdekjen.

“Mos harroni që Franca ka pasur 12 të infektuar ku njëri person me sëmundje kardiovaskulare ka gjetur vdekjen dhe 11 të tjerë janë të gjithë të shëruar dhe prej i fundit i infektuar nga 27 Janari nuk ka pasur më raste të tilla”, tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera, Dobi tha se Franca është e përgatitur për një epidemi të mundshme. Ai u shpreh se kostoja e shtetit francez për të mbajtur nën kontroll koronavirusin COVID-19 është 10 milionë euro.

“Franca, pa krijuar panik sepse paniku është i tepërt, por shqetësimi normal, është e përgatitur për një epidemi të mundshme të koronavirusit. Është e vështirë të prevalohet për arsyen e thjeshtë sepse do të varet nga izolimi i rasteve në fjalë.

Janë krijuar struktura të veçanta. Mos të harrojmë që kostoja e shtetit francez është 10 milionë euro, është jashtëzakonisht e madhe, duke pasur parasysh bazën materiale dhe laboratorët. Është e njëjta situatë në Francë sikur do të kishte shpërthim të një centrali nuklear”, tha Dobi

ME TE LEXUARAT