“Korrupsion e presion nga lart për vendin e punës”, mjekja shqiptare në Gjermani ia thotë në sy ministres

Aktualitet
“Korrupsion e presion nga lart për vendin e punës”, mjekja

Marsela Ceno është një nga mjeket që ka vendosur të largohet nga Shqipëria, për të vazhduar specializimin dhe më tej punën në Gjermani. E ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Ceno nuk e fshehu skepticizmin e saj për rikthimin në Shqipëri, ndërsa shtoi se ky sistem shëndetësor ka ende probleme.

Teksa përmendi disa nga ‘plagët’ e këtij sektori, duke nisur me ryshfetet, që nga ‘presionet’ për të ruajtur vendin e punës, apo për të plotësuar numrin e check-up-eve, mjekja shqiptare vjen me një apel. Në prani të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Marsela Ceno sugjeroi që studentët e diplomuar në mjekësi t’u jepej mundësia që të specializoheshin atje ku do të dëshironin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mua më bëhet qejfi që kolegët që janë në panel dhe të tjerë që mendojnë të kthehen dhe do kthehen. Një nga frikërat e mia më të mëdha është që një natë kur të më telefonojnë dhe të thonë se prindërit e mi s’do ndiheshin mirë. Se di ku do i çoja. Apeli im është që të hapet mundësia që mjekët që janë diplomuar të kenë mundësi që të specializoheshin aty ku duan. Kjo është një plagë e imja. Ne ishim disa kandidatë për të marrë 5 vende në atë specializim. Do ishte e bukur që specializimi mos të decentralizohej.

Specializimin në Gjermani është i suksesshëm, pasi specializohesh duke punuar. Ne marrim vendimet tona. Kritikohemi nëse gabojmë. Ne na lejohet që të punojmë, bëjmë një mjekim të saktë apo të gabuar. Edhe si mjek i sapodiplomuar nëse e ndjen veten pjesë të sistemit shëndetësor, Nëse presioni nga lart nuk është kaq i madh dhe mjekët të ushtrojnë profesionin e tyre në funksion të pacientit, problemi nuk do të ishte këtu ku është.”, tha Ceno.

ME TE LEXUARAT