Grizman i përgjigjet Mertensit, Bajerni “asfalton” Çelsin në pjesën e dytë

Soft
Grizman i përgjigjet Mertensit, Bajerni “asfalton”

Kanë përfunduar dy takimet e mbrëmjes së sotme të Ligës së Kampioneve, ku në “San Paolo” të Napolit, vendësit kanë barazuar 1-1 me Barcelonën. Ka qenë një sfidë emocionuese dhe me mjaft ritëm, që gjithsesi nuk ka parë si protagonist Elseid Hysajn, që e ka ndjekur të gjithë takimin nga stoli.

Në pjesën e parë Dries Mertens shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 30-të, por në pjesën e dytë Grizman iu përgjigj belgut me një kundërsulm të shpejtë të katalanasve. Barcelona i luan minutat e fundit me 10 vetë minutat e fundit të takimit pasi Vidal mori dy të verdha të njëpasnjëshme për faull ndaj Mario Ruiz dhe sjelljes së tij ndaj napoletanit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në sfidën tjetër, Bajerni i Mynihut ka pritur pjesën e dytë për të shpërthyer ndaj Çelsit. Dy gola të shpejtë të Gnabrit në minutën e 51-të dhe 54-të gjunjëzuan ekipin e Lampardit, ndërsa Levandovski i dha bluve goditjen e eliminimit me golin e tretë.

ME TE LEXUARAT