ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares nënshkruan me skuadrën spanjolle

Sport

Ivan Balliu është zyrtarisht pjesë e Almerias në ligën e dytë spanjolle. Ka qenë vetë mbrojtësi i Kombëtares, që nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Instagram” ka bërë publik klubin e tij të ri.

27-vjeçari ishte pjesë e Metz prej 4 sezonesh, duke u shndërruar në një futbollist të rëndësishëm për skuadrën franceze. Me Metz shqiptari u aktivizua 104 takime, teksa arriti të realizonte 1 gol. Balliu tashmë do të rikthehet në Spanjë, pasi kujtojmë që në të kaluarën ka qenë pjesë e Gironës dhe Barcelonës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për sa i përket klubit të ri, në sezonin e kaluar, Almeria u rendit në vendin e 10-të. Këtë sezon skuadra bardhëkuqe ka si synim rikthimin në La Liga.

ME TE LEXUARAT