Talenti i Ajaxit e zbulon: I thashë jo transferimit te Bajerni

Sport

Hakim Ziyech do të vazhdojë të jetë pjesë e Ajaxit të Amsterdamit.

Në një reagim për mediat holandeze, marokeni 26-vjeçar tha se kishte refuzuar ofertën e Bajernit të Mynihut pasi preferon të luajë futboll sulmues në Holandë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Bayern u interesua për mua, por unë i refuzova ata. Paraja kurrë nuk ka qenë një çështje e vështirë për mua. Unë dua të luaj futboll ofanziv (sulmues) dhe mund t'a aplikoj shkëlqyeshëm këtë stil tek Ajax. Jam shumë i lumtur këtu në Amsterdam...", theksoi ai.

Kujtojmë që Ziyech ishte në mesin e lojtarëve që shkëlqyen sezonin e kaluar nw Champions League duke mahnitur Europën me futbollin e shpejtë dhe të bukur

ME TE LEXUARAT