Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Përplasje makinash/ Ndërron jetë 29-vjeçari, shoku i tij në gjendje kritike

Një aksident me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në fshatin Ardenicë të Lushnjes.

Sipas burimeve nga Policia, i riu që ka ndërruar jetë është identifikuar si Arian Velçani, ndërkohë ka mbetur i plagosur shoku i tij D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të para, automjeti ka dalë nga rruga ku shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën dy të rinjtë lëviznin.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës” shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi A.V dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet