Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zjarr në ishullin grek, evakuohen turistët

Një kamping dhe disa shtëpi të vendosura në brendësi të ishullit Elafonisos, në jug të Greqisë, u evakuuan për të dytën ditë radhazi për shkak të zjarrit që ka rënë në një depo aty afër.

Era e fortë ka ndihmuar zjarrin që të përhapet me shpejtësi duke vënë në vështirësi 90 zjarrfikës të cilët po përpiqen të mbajnë në kontroll flakët.

Elafonisos, një ishull rreth 19 kilometra katrorë, i njohur për plazhet me rërë, ka një popullsi prej rreth 350 personash, por vizitohet nga mbi 3 000 turistë çdo ditë gjatë verës.

Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë favorizuar rënien e dhjetëra zjarreve që nisën të premten në të gjithë Greqinë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet