Roma e gatshme të transferojë mbrojtësin e Juventus

Kliko per me shume info

Skuadra e Romës është shumë pranë transferimit të mbrojtësit juventin Daniele Rugani.

Rugani aktivizohet në qendrë të mbrojtjes, pikë e cila synohet të përforcohet nga trajneri.

Kliko per me shume info

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma ka marrë aprovimin e Rugani, gjatë së shtunës, dhe tashmë mbetet vetëm marrëveshja midis klubeve.

Kryeqytetasit italianë synojnë transferimin e lojtarit në formë huazimi, me obligim për blerje, për shumën e 25 milionë eurove.

25 vjeçari pritet të fitojë një pagë prej 3 milionë eurove në sezon, tek ekipi “verdhekuq”.

Dy skuadrat kanë arritur edhe një marrëveshje tjetër gjatë kësaj merkatoje, kur shkëmbyen Leonardo Spinazzola me Luca Pellegrini.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here