"Kushtet e PD", Salianji: Nuk tërhiqemi, zgjedhje pa Ramën kryeministër më 13 tetor

Politikë

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji thotë se opozita nuk tërhiqet nga kauza e saj.

Në një intervistë për RTV Ora, Salianji u shpreh se PD është e gatshme të regjistrohet në zgjedhje, vetëm kur të garantohet një proces i lirë dhe i ndershëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Salianjit, opozita nuk ka kërkuar shtyrje të zgjedhjeve, ndaj këmbëngul se edhe në 13 tetor nuk mund të ketë zgjedhje nëse Rama nuk largohet.

"PD është e gatshme të regjistrohet në çdo moment që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD nuk është tërhequr nga kauza e saj. Ne nuk kemi kërkuar shtyrje të zgjedhjeve. Nuk kemi kërkuar që zgjedhjet të jenë nga 30 qershori në 13 shtator apo 13 tetor. Ne kemi kërkuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri që i garanton këto pa Ramën kryeministër. Kështu që ne nuk kemi si të tërhiqemi pasi i kemi bërë 6 muaj betejë dhe të themi do ketë zgjedhje në 13 tetor me Ramën kryeministër"- i shpreh Salianji.

Sipas tij, 30 qershori është nul dhe zgjedhjet lokale do të përsëriten në një moment më të përshtatshëm.

"30 qershori është nul dhe padiskutim do të ripërsëritet në një moment që do të jetë i përshtatshëm. 13 tetori është data kushtetuese dhe duhen padiskutim duhen ndëshkuar të gjithë institucionet që kanë detyrimin ligjor për të vazhduar dhe nxjerrë aktet për regjistrimin e partive politike dhe për regjistrimin e kandidatëve sepse janë në abuzim dhe në shpërdorim të detyrës që nuk po ndjekin dekretin e Presidentit, i cili është i vetmi institucion që ka këtë tagër ligjor dhe Gjykata Kushtetuese që ka tagrin për ta rrëzuar sot nuk funksionon dhe nuk ka një ankesë për atë datë"-tha ish-deputeti i PD.

ME TE LEXUARAT