Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

I nxehti afrikan mbërthen Shqipërinë, ja kur do të jetë dita më “përvëluese”

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan.

Sipas meteorologëve temperaturat do të rriten edhe me tre gradë celsius dhe do të shkojnë deri në 42 gradë celsius.

Pritet që dita e nesërme të arrijë kulmin, teksa i nxehti afrikan do të vazhdojë deri në mesin e javës së ardhshme.

Ndaj këshillohet që ditën e nesërme ta shmangini daljen nga shtëpia, sidomos gjatë orëve të pikut.

Po ashtu mjekët këshillojnë që të merren masat e duhura pasi i nxehti shkakton lodhje të pazakontë, dhimbje koke, të përziera, konfuzion mendor e deri tromboze apo ishemi cerebrale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet