Shqiptari i dehur përplas dhe i merr jetën një fëmije

Aktualitet

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fthiotida të Greqisë.

Emigranti 44-vjeçar shqiptar, i cili udhëtonte me një automjet Audi, përplasi për vdekje një djalë 14-vjeçar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Adoleshenti Marios Letsu po lëvizte me biçikletë së bashku me vëllain e tij binjak dhe një shok kur makina e shqiptarit e vuri përpara.

Shtypi grek raporton se 44-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, rezultoi të ishte në gjendje të dehur pas testit që i bëri policia.

14-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Lamias.

Dhimbja ishte akoma më e madhe për dy prindërit e Marios, të cilët panë djalin e tyre në gjendje të rëndë. I ati i 14-vjeçarit është kirurg në spital dhe bëri çdo gjë për të mbajtur në jetë të birin.

Edhe mamaja e adoleshentit është mjeke në të njëjtin spital. Ajo ishte e para që priti djali kur mbërriti i plagosur në urgjencë, para se të futej në sallën e operacionit. Fatkeqësisht, Mario nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Vëllai i tij binjak ka përjetuar shok, pasi 14-vjeçari u përplas nga automjeti përpara syve të tij. Për policinë, ai është dëshmitar okular i ngjarjes.

Autoritetet greke janë duke vazhduar hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe cilat kanë qenë rrethanat që 44-vjeçari shqiptar humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga.

ME TE LEXUARAT