Futboll Femra/ Vllaznia nderohet në Champions League, siguron fitoren e parë në grup

Sport

Vllaznia e femrave ia ka dalë të fitojë në ndeshjen e parë të grupit kualifikues për Champions League.

Vajzat shkodrane triumfuan me rezultatin 3-1 përballë skuadrës irlandeze të Ueksford Jouths Football Club.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa i përket ndeshjes, shkodranet e nisën keq, pasi pësuan gol në minutën e 18-të.

Megjithatë, reagimi ishte fantastik dhe kampionet shqiptare arritën të përmbysnin dizavantazhin brenda pjesës së parë.

Protagonistja kryesore ishte Amanda Doyle, e cila realizoi fillimisht në minutën e 30-të për të vendosur baraspeshën, ndërsa 10 minuta më pas shënoi edhe golin e avantazhit.

Para se të mbyllej pjesa e parë kishte kohë edhe të tretin, teksa këtë herë autorja ishte Megi Doçi.

Në fraksionin e dytë, shifrat nuk ndryshuan, me Vllazninë që menaxhoi rezultatin dhe arriti të merrte fitoren e parë në grup.

Sakaq, pjesë e këtij grupi janë edhe skuadrat e Birkikara dhe Gintra, skuadra nga Lituania, që është edhe vendi organizator. Nga grupi mund të kualifikohet vetëm një skuadër.

ME TE LEXUARAT