PSG i ofron Juventusit Neymar, por braziliani e refuzon bashkë me Realin

Sport

PSG kërkon një blerës për Nejmar dhe po ua afron klubeve të cilat kanë potencialin ekonomik për të blerë apo për të huazuar futbollistin. Sipas të përditshmes katalanasve “Sport’, drejtuesit e klubit parisien kanë kontaktuar klubet e Mançester Junajtid, Real Madrid dhe Juventus duke i ofruar mundësinë që të nënshkruajnë me lojtarin për sezonin e ardhshëm pasi e kanë të qartë se edhe nëse qëndron, ai nuk do të jetë në maksimumin e tij duke u aktivizuar pa dëshirë.

PSG është gati të lërë në huazim lojtarin kundrejt pagesës së 20 milionë eurove dhe nëse klubi që e merr futbollistin i paguan të gjithë rrogën vjetore. Oferta është refuzuar menjëherë nga Mançester Junajtid që ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të bëjë çmenduri të tilla edhe pse ka likuiditetet financiare për ta bërë realitet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Real Madrid është shprehur i gatshëm të nisë bisedimet nëse bëhet fjalë për të filluar negociata për një transferim përfundimtar, por është ndeshur me refuzimin e Nejmar i cili nuk do të shkojë te rivalët e Barcelonës pasi pret ende një kthim të mundshëm te katalanasit. E njëjta situatë edhe kur i është komunikuar mundësia për të shkuar te Juventusi, pasi legjislacioni italian tashmë i jep mundësinë klubeve në Serinë A të paguajnë shifra të rëndësishme si rroga. Nejmar ka bërë të qartë se pret vetëm Barcelonën, përndryshe do të qëndrojë te PSG, por pa garantuar “maksimumin e tij” në radhët e kësaj skuadre.

Në këtë mënyrë ai shpreson që të shtyjë parisienët të hapin negociata konkrete me Barcelonën dhe të gjejnë një mënryë për të finalizuar marrëveshjen për kthimin e tij te katalanasit, nëpërmjet pagesës së një shume apo “paketës” ku përfshihen disa lojtarë.

ME TE LEXUARAT