Jepet alarmi, qindra studentë nuk po arrijnë të regjistrohen në portalin e Maturës

Aktualitet

Avokati i Popullit i ka dërguar një kërkesë për shpjegime Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në ndjekje të një ankese prej një grupi maturantësh në prag aplikimi për shkollën e lartë, rreth ndryshimit të mesatares së pranimit në disa degë universitare për vitin akademik 2019-2020.

Me qindra studentë shqiptarë me mesatare 6 deri 6.5 në disa degë dhe 7.6 në disa degë të tjera nuk po arrijnë dot të regjistrohen në portalin e maturës shtetërore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avokati i Popullit ka çmuar se ankesa e maturantëve ka nevojë të marrë trajtimin e duhur për disa arsye. Së pari sepse ata nuk janë lajmëruar në fillim të nisjes së studimeve në shkollat e mesme për këto kritere të cilat sot i penalizojnë por që mund të ishin shmangur prej tyre nëse do të ishin të vlefshme që në momentin kur ata kanë nisur studimet.

Së dyti sepse kufizimi i mesatares është i pakuptimtë në vende si Shqipëria e cila afishon se sistemi arsimor është falas. Së treti sepse në asnjë vend perëndimor aksesi në studimet e nivelit Bachelor nuk kufizohen nga mesatarja dhe së fundi, sepse siç me të drejtë pretendojnë maturantët, kjo politikë bie ndesh me parimin se nota më e ulët kaluese në sistemin arsimor shqiptar është 5 dhe jo pragjet e reja artificiale prej 6.5 ose deri edhe në 7.6 që janë vendosur me anë të këtyre kritereve penalizuese.

Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që sa më parë të bëjë shpjegimet e nevojshme pranë këtij institucioni në përgjigje të shqetësimit të këtyre qindra maturantëve të sotëm e studentëve të nesërm

ME TE LEXUARAT