LSI ndryshe nga PD: Zgjedhjet më 13 tetor, do marrim pjesë

Politikë

Opozita duket e ndare ne lidhje me zgjedhjet e 13 qershorit, pasi kryetari i PD Lulzim Basha deklaron se nuk merr pjese ne votime me Edi Ramen ne qeveri ndersa LSI kerkon zbatimin e dekretit te presidentit per mbajtjen e procesit ne vjeshte.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për zgjedhjet e 13 tetorit, datë e caktuar me dekret nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Braimllari hodhi akuza të forta në drejtim të KQZ pas dështimit të mbledhjes së njoftuar ditën e djeshme ku si rend dite ishte shqyrtimi i kërkesës së opozitës për të nisur procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit.

Braimllari u shpreh se KQZ me këtë veprim ka shkelur ligjin, ndërsa rikujtoi se anëtarët që nuk u paraqitën dje në mbledhje do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Edi Rama është vrasësi i zgjedhjeve të lira. Zgjedhjet janë më 13 tetor dhe KQZ nuk e merr dot në shqyrtim dekretin e Presidentit të Republikës.

KQZ duhet të nisë procedurat për organizimin e zgjedhjeve, të cilat do të jenë zgjedhje të lira. Në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por votime për të zgjedhur rilindasit e tyre. Edi Rama tentoi të kthente në Shqipëri sistemin monist, por këtë 85% e shqiptarëve e refuzuan. Modeli i Edi Ramës është: shkatërro dhe uzurpo institucionet. Në këshillat bashkiakë nuk ka më debat. Anëtarët e KQZ kanë shkelur ligjin dhe do të mbajnë përgjegjësi”- tha Braimllari.

ME TE LEXUARAT