Kukësi do ketë stadium të ri, të hënën nisin punimet

Sport

Ditën e hënë nisin punimet për Stadiumin e ri të Kukësit. Përmes një njoftimi për shtyp klubi verilindor njofton se kryebashkiaku i ri i Kukësit, Safet Gjici, i cili bëri betimin ditën e djeshme, do të inagurojë fillimin e ndërtimit të impantit të ri sportiv, fusha e të cilit do të jetë me bar natyral, standarde europiane si dhe kapacitet deri në 8 mijë shikues, duke plotësuar kështu elementët për të zhvilluar në këtë stadium ndeshjet ndërkombëtare.

Klubi njofton se për ndërtimin e këtij stadiumi do të përdoret një fond prej 5 mln eurosh në një bashkëpunim mes Qeverisë shqiptare dhe FSHF-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i plotë i klubit:

Ditën e hënë, me datë 5 gusht 2019 ora 10:00, nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Kukësit.

Kreu i bashkisë Kukës, Safet Gjici do të inagurojë fillimin e ndërtimit të impantit të ri sportiv, fusha e të cilit do të jetë me bar natyral, standarde europiane si dhe kapacitet deri në 8 mijë shikues, duke plotësuar kështu elementët për të zhvilluar në këtë stadium ndeshjet ndërkombëtare.

Një fond prej 5 mln eurosh në një bashkëpunim mes Qeverisë shqiptare dhe FSHF-së, do të mundësojë ndërtimin e këtij impianti brenda një viti.

Ftojmë Median, ish-sportistë, tifozët dhe dashamirësit e Fk Kukësit që të marrin pjesë në ceremoninë e inagurimit të kësaj vepre mjaft të rëndësishme sportive!

Klubi ynë e ka vuajtur mungesën e një stadiumi të tillë, sidomos këtë sezon futbollistik, gjë që ndikoi dhe në rezultate, pasi loja në prani të tifozërisë është më rezultative.

Parashikohet që të punohet me ritme të larta dhe pas një viti ekipi t’i rikthehet qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungesën e tij.

Gjatë 7 sezoneve futbollistike në Kategorinë Superiore, skuadra jonë ka arritur të sigurojë pjesëmarjen në kupat e Europës. Në arenën kombëtare ka arritur të fitojë një herë titullin Kampion dhe dy herë Kupën e Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT