Mbappe nuk e mendon largimin nga PSG-ja

Sport

Kylian Mbappe as që e mendon largimin nga Paris Saint Germain.

I pranishëm në konferencën për shtyp në vigjilie të Superkupës së Francës ndaj Rennes, sulmuesi i Kombëtares franceze ka mohuar edhe njëherë tjetër zërat e merkatos që flasin për një largim të tij nga kampionët e Francës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbappe ka nënvizuar se nuk ka patur asnjëherë qëllimin për të lënë klubin, duke shtuar se është më i motivuar se kurrë për fillimin e sezonit të ri dhe për të dhënë maksimumin me fanellën e Paris Saint Germain.

ME TE LEXUARAT