U përplas me oficerët për vendosjen e kangjëllave, gruaja shtatzënë përfundon në komisariat

Aktualitet

Gruaja shtatzënë e cila kundërshoi ditën e djeshme policinë bashkiak në aksionin e zhvilluar në laprakë është vënë në pranga.

Sipas informacionit zyrtarë të policisë mësohet se 32-vjeçarja, shtatëzënë është arrestuar në flagrancë në forcat e policisë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë dhe një tjetër person me iniciale E.H 35-vjeç për pot ë njëjtën vepër penale.

Ndërkaq kujtojmë se I reerohemi ngjarjes së ditës së djeshme teksa policia bashkikae në rrugën “Dritan Hoxha” kishte ndërrmarë aksionin për vendosjen e kangjëllave anës rrugës me qëllim mbrojtjen e këmbësorëve nga automjett. Por këtë kangjëlla ishin para një biznesi privat duke e bllokuar këtë të fundit.

32-vjeçarja e cila është vënë në pranga ka kundërshtuar forcërisht policinë bashkike deri në përplasje fizike me ta.

Informacion paraprak:

Kundërshtuan me dhunë shërbimet e Policisë Bashkiake, vihet në pranga një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, të shtetasit:

A., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dhe disa persona të tjerë, më datë 31.07.2019, gjatë vënies së disa kangjellave në trotuarin e rrugës “Dritan Hoxha”, kanë goditur me grushta njërin nga punonjësit e policisë bashkiake dhe i kanë penguar ata për kryerjen e detyrës.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. H., 35 vjeç, banuese në Tiranë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim një publik”.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme

ME TE LEXUARAT