Në Korenë e Jugut ngrihet një padi kundër Cristiano Ronaldos

Sport

Para disa ditësh skuadra e Juventus zhvilloi një ndeshje kundër ‘Yjeve të Koresë’.

Kjo ndeshje shihej si një mënyrë e mirë që tifozët Korean të shikonin në fushën e blertë ‘superstarin’ Cristiano Ronaldo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por në këtë ndeshje Ronaldo nuk luajti asnjë minutë, dhe tifozët korean u shfaqen shumë të zhgënjyer nga mos paraqitja e portugezit.

Dhe për këtë arsye 2000 tifozë kanë mbledhur firmat dhe kanë ngritur një padi për mashtrim nga ana e organzatorëve të ndeshjes, skuadrës së Juventus dhe Kristiano Ronaldos

Avokati i tifozëve ka depozituar padinë. Tifozët kërkojnë edhe dëmshpërblim nga ana kompanisë “ The Fasta”.

Edhe nëse dyshohet për mashtrim të qëllimshëm, Ronaldo nuk do të udhëtojë në Korenë e Jugut për t’u marrë në pyetje.

Por, ky rast ka bërë që imazhi i Ronaldos të humb reputacionin në këtë vend pas këtij rasti.

ME TE LEXUARAT