Cfarë po ndodh?! Digitalb heq TV Klanin nga lista e kanaleve

Aktualitet

Kompania Digitalb ka hequr sot nga platforma e saj sinjalin e Tv Klan dhe Klan Plus. Siç bëhet e ditur, kjo ka ardhur si pasojë e dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës mes dy kompanive.

Televizioni më i madh në vend, ka qenë pjesë e kësaj platforme Pay Tv që prej fillimit të transmetive të saj, por tashmë kontrata mes tyre nuk është arritur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tv Klan ka njftuar sot shikuesit e tij, që e kanë ndjekur nepërmjet platformës Digitalb, se duke nisur nga 1 gushti sinjali i Tv Klan dhe Klan Plus, veç platformës pa pagesë digitale tokësore, është edhe në transmetim satelitor në platformën Tring si dhe në të gjithë kompanitë kabllore dhe IPTV në Shqipëri, Kosovë dhe në Europë.

ME TE LEXUARAT