Gjykata rrëzon Mziun, Rakip Suli merr drejtimin e bashkisë Kamëz

Aktualitet

Gjykata e Tiranës i ka dhënë mandatin kreut të ri të bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.

Kryetari aktual i kësaj bashkie, Xhelal Mziu bëri kërkesë në Gjykatë për të qenë palë në këtë proces dhe dorëzoi pranë saj të gjitha provat që sipas avokatit të tij, Ivi kaso tregonin se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin legjitime, por kjo kërkesë nuk u pranua.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas avokatit, gjykata mbylli sytë për bashkinë e Kamzës pasi në të janë bërë shumë shkelje gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Pas marrjes së mandatit si kryebashkiak i Kamzës, Rakip Suli pritet që të bëjë betimin këtë të enjte në bashki. Sipas avokatit të PD, Ivi kaso, do të jetë vetë populli i Kamzës që do të vendosë nëse do të pranojë të qeveriset nga një kandidat ilegjitim I zgjedhur nga 9 % e qytetarëve të kësaj bashkie”-tha avokati.

ME TE LEXUARAT