PSG, tripletë para finales së Superkupës së Francës

Sport

Pas humbjes me penallti ndaj Interit në “International Super Cup”, Paris Saint Germain u rikthye te fitorja, duke treguar se është gati për finalen e Superkupës së Francës ndaj Rennes që do të luhet këtë fundjavë.

Në Suzhou Sports Centre në Kinë, Paris Saint Germain mposhti me rezultatin 3-0 australianët e Sydney.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy gola nga Mbappe dhe Cavani në minutat e fundit të pjesës së parë si dhe finalizimi i sulmuesit të talentuar turk, Guclu, në fundin e ndeshjes i mjaftuan Parisit për të marrë një fitore të thjeshtë ndaj Sydney-t.

ME TE LEXUARAT