Juventusi del papritur në skenë për Elseid Hysajn

Sport

Juventusi i rikthehet interesi për Elseid Hysajn. Atëherë kur mendohej se destinacioni i shkodranit do të ishte Roma, ridalin në skenë kampionët e Italisë.

Ose më saktë, ridel në skenë Maurizio Sarri, trajneri që i njeh mirë dhe i çmon së tepërmi cilësitë e 25-vjeçarit të Kombëtares shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat italiane kanë raportuar këtë të martë se Juventusi ka kontaktuar Napolin në lidhje me Hysajn, të cilin e sheh si pasardhës të Joao Cancelos.

Portugezi pritet që gjatë kësaj jave të finalizojë kalimin te Manchester City për 50 milionë euro, prej të cilave 20 milionë Juventusi do t’i shfrytëzojë për blerjen e Hysajt.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis, në fakt kërkon 25 milionë euro për shqiptarin, gjithsesi diferenca mes ofertës dhe kërkesës nuk është aq e madhe sa bisedimet të dështojnë.

Hysaj është i destinuar të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Te Juventusi, ai do të ribashkohej me Maurizio Sarrin, me të cilin ka punuar te Napoli dhe Empoli.

Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021.

ME TE LEXUARAT