Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kuqezinjtë përballë Real Madridit në turneun e Zagrebit

Shqipëria U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, do të marrë pjesë në “International Memorial Tournament që do të zhvillohet në Zagreb nga data 8 deri në 11 gusht.

Në këtë edicion të 17-të të këtij kompeticioni do të marrin pjesë 8 skuadra të ndara në 2 grupe, A dhe B.

19-vjeçarët kuqezi janë shortuar në Grupin A së bashku me Dinamo Zagrebin, Real Madridin dhe Olimpija Ljubjanën.

Grupi B përbëhet nga Kroacia U-19, Fejnordi, Grasshopers dhe japonezët e Cerezo Osakas.

Shqipëria do të debutojë në këtë turne kundër Real Madridit në datën 8 gusht, duke filluar nga ora 16:30.

Ditën e dytë, më 9 gusht do të përballet me Dinamo Zagrebin, me ndeshjen që fillon në orën 18:15.

Faza në grupe mbyllet më 10 gusht me ndeshjen kundër sllovenëve të Olimpija Ljubjanës, po në orën 18:15.

Ditën e diel, në datë 11 gusht, do zhvillohen ndeshjet finale.

Trajneri Dede do ta grumbullojë skuadrën në Shkodër në datë 4 gusht, ku do të zhvillojë dy seanca stërvitore, për të udhëtuar më datë 6, në mëngjes, drejt Kroacisë, ku do të zhvillojë edhe dy seanca të tjera përpara fillimit të turneut.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet